Ajo është një nga figurat më të njohura të gazetarisë sportive në televizionet shqiptare. Daljet e saj të para si gazetare sporti kanë qënë që në vitin 1999, në një kohë kur të shikoje gjininë femërore të fliste për sportin ishte tabu.

Bëhet fjalë për Enkeleida Zekon. Ndryshe nga ç’jemi mësuar ta shikojmë në ekran teksa flet për sportin, sot ajo ishte e ftuar në emisionin “Rudina” në Tv Klan bashkë me vajzën e saj Ester, nga ku tregoi lidhjen e ngushtë që ka me të.

“Ester tani po rritet dhe ka nevojë për gjëra të tjera. Kanë ikur netët pa gjumë kur qëndronim gjatë natën. Tani kemi hyrë në një proces ku Ester kërkon shumë impenjim për edukim dhe formim. Ajo po bëhet gati 4 vjeç dhe unë e shikoj që ka nevojë të mësojë gjithçka, ka filluar të njohë botën, ka dëshirat dhe kërkesat e saj. Ka filluar të thotë edhe jo, apo të pranojë gjërat që nuk i pëlqejnë, kështu që është më e vështirë dhe më impenjuese të rrisësh një fëmijë. Do të më pëlqente që Ester të bëhej gjithçka që ajo dëshiron kur të rritet, por do të doja vërtetë që ajo të merrej me televizion. Besoj që mund ta trashëgojë këtë gjë nga unë, sepse e shikoj që fëmijërinë e ka shumë të ngjashme me timen. Unë kam qenë e rezervuar, e turpshme. Ester lexon libra, i pëlqen televizioni, i pëlqen të dalë, të shikojë veten dhe them që mund të jetë një sinjal që mund ta lidhë me televizionin. Ndoshta nesër mund të drejtojë emisionin e mamit kur unë të kem hequr dorë nga gazetaria. Gjithë kohën time të lirë ia dedikoj Esterit, lexojmë, dalim, recitojmë vjersha. Çdo pasdite ne jemi bashkë”,

tregoi Zeko.

/tvklan.al