Salianji dorëzon përgjim të Alizotit me prokurorin Osmani

Ish-deputeti i Partisë Demokratikë Enkelejd Alibeaj ka dëshmuar sot në gjyqin e “Babales”. Ai ka sqaruar se ka bërë disa konferenca në lidhje me dënimin për trafik droge që vëllai i ish-Ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj kishte në Itali.

I pyetur nga prokurori nëse audiopërgjimi është i vërtetë Alibeaj tha se u mjaftuan me ato që dëgjuan dhe panë.

Në këtë seancë ishte thirrur edhe Gazment Bardhi, por për shkak të protestës tek Teatri Kombëtar nuk u paraqit.

Ndërsa ish-deputeti Ervin Salianji dorëzoi në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit një CD, që sipas tij, provon se prokurori Gent Osmani ka komunikuar në mënyrë jo vetëm miqësore me Alfred Alizotin dhe më pas përgjimi është fshirë. Sipas Salianjit, ndaj prokurorit Osmani duhet të hapet një hetim për shpërdorim detyre.

Tv Klan