Vjen më 29-30 Janar i realizuar nga regjisori i famshëm Giuseppe Tornatore

Dy ditë premierë në të gjithë vendin, më 29 dhe 30 jJnar, dhe më pas në të gjitha kinematë nga data 17 Shkurt.

Në të tillë format do të mbërrijë pas pak ditësh dokumentari i titulluar “Ennio” nga  regjisori me famë botërore Giuseppe Tornatore, një portret i plotë i Ennio Morricone, muzikantit më popullor dhe më produktiv italian të shekullit XX, si edhe më i dashuri për publikun ndërkombëtar, dy herë fitues i çmimit Oscar dhe autor i mbi 500 kolonave të paharrueshmeve zanore.

I prezantuar me sukses jashtë konkurrencës në Festivalin e Filmit në Venecia dhe në Bif & St, dokumentari rrëfen Morricone-n përmes një interviste të gjatë nga Tornatore-n, me dëshmitë e artistëve dhe regjisorëve si Bertolucci, Montaldo, Belloçhio, Argento, Taviani, Verdone, Quentin Tarantino, etj si dhe muzikë e imazhe arkivore.

Kam punuar për 25 vite me Ennio Morricone”, thotë Giuseppe Tornatore. Regjisori i famshëm ka bërë me dije se ëndrra e tij më në fund u realizua.

Klan News