Enrique Iglesias tanimë shënon një tjetër sukses në jetën tij. Billboard Latin Music Awards 2020 e ka shpallur atë si këngëtarin latin më të mirë të vitit .

Lajmi është bërë i ditur nga Telemundo dhe vetë platforma muzikore Billboard. Ceromonia do të mbahet në ditën e neserme në Qendrën BB&T Sunrise, në Florida.

Ndër vite Iglesias ka publikuar më shumë se 40 hite ku të gjitha këngët janë shkarkuar 19 miliardë herë në platformat muzikore, si dhe videoklipet e artistit kanë arritur të marrin mbi 17 miliardë klikime. Mbi 10 milionë njerëz i kanë ndjekur koncertet e këngëtarit anembanë botës.

Këngëtari spanjoll ka qenë 31 herë i pari në tabelën Latin Airplay dhe në Top 10 e Billboard Hot 100 për 40 herë. Ai, gjithashtu, për 43 herë ka qëndruar në vendin e  parë në aplikacionin Latin Pop Airplay.

Kritikët e kanë cilësuar Enriquen si një artist ikonik, yll global i muzikës dhe një profesionist i kësaj industrie, por më e rëndësishmja, ai është një njeri i jashtëzakonshëm. Muzika e tij i ka kaluar gjeneratat, dhe ky çmim është mëse i merituar.

Gjatë një interviste në vitin 2018, Iglesias deklaroi se një ditë do të ndalë së bëri muzikë dhe turne pasi dëshiron që të fokusohet tek familja. Turneu i radhës i Iglesias është planifikuar për në vitin 2021.

Klan Plus