Fansat s’e presin mirë, vendimi i këngëtarit i pandryshueshëm

Këngëtari spanjoll shumë i dashur nga vajzat, Enrique Iglesias po mendon të tërhiqet nga muzika.

Ka qenë vetë këngëtari që e zbuloi lajmin gjatë një bisede me Ricky Martin dhe Sebastian Yatra, ku promovuan turin e ri, që do nisë shumë shpejt.

46-vjeçari është shprehur se ky mund të jetë albumi i tij i fundit. Ndërsa u shpreh më tej se nuk ishte një mendim i momentit. Enrique Iglezias ka vite që dëshiron të tërhiqet nga muzika.

Albumi që quhet “Final”, do të ketë dy volume dhe pas tyre mbaron çdo gjë, ka deklaruar këngëtari. Ky do të jetë albumi i njëmbëdhjetë i artistit, pas 25 vitesh në muzikë.

“Do vazhdoj të shkruaj këngë, por në një tjetër mënyrë. Nuk do ketë më albume apo punë si të tanishmet”, është shprehur Iglesias.

Ndërkohë fansat nuk e kanë pritur mirë këtë lajm, por mesa duket vendimi i Enriques është i pandryshueshëm.

Klan News