avokatiMbi 500 familje të  pastreha, që kanë përfituar kredi të butë nga Bashkia e Tiranës nuk po mund të lidhin kontratat me bankat, pasi enti i banesave ka dërguar një shkresë për pezullimin e dhënies së kredive. Avokati i qytetit thotë se akti i entit të banesave është antiligjor.

Avokati i qytetit u ka bërë apel qyetarëve të ankimojnë problemin në mënyrë që t’i jepet zgjidhje të drejtës së tyre.

Me të njëjten shkresë enti i banesave i  ka kërkuar edhe bashkisë të pezullojë procesin  e dhënies së të drejtës për përfitimin e kredisë së butë për strehim banorëve të tiranës që e përfitojnë atë në bazë të ligjit. Por Bashkia konsideron se kjo kerkese eshte jashte kompetencave te entit.

Kërkesa e pezullimit të programit të strehimit nga ana e entit të banesave argumentohet nën faktin e kryerjes së auditimit për të kontrrolluar dosjeet  e përfituara në mënyrë abuzive.