Të shtunën 16 Tetor ishte ditëlindja e diktatorit Enver Hoxha dhe nostalgjikët e komunizmit dhe veteranët e përkujtuan këtë ditë. Ata thonë për gazetarin e emisionit “Stop” në Tv Klan se Hoxha ishte figura më e madhe e vendit dhe vazhdojnë ta kujtojnë dhe respektojnë njësoj si më përpara.

Komentet e veteranëve kanë qenë nga më të ndryshmet, disa prej tyre janë:

Qytetari 1: Inshallah i marrte më vete këta që janë nga viti ‘90 të majtë dhe të djathtë.

Qytetari 2: Ai na jep forcë dhe fuqi.

Qytetari 3: Pse vdiq, në dorë të kujt na la. Më beter se këta s’ka rob në tokë ore.

Qytetari 4: Enver Hoxha s’ka patur asnjë të keqe, bëri shtet, e mori 1 milion dhe e dorëzoi 4 milion.

Qytetari 5: Njeri pa punë nuk linte. Njerëzit rronin njëlloj.

Gazetari: Më thuaj një të keqe për Enverin.

Qytetarja: Për një patate ta q**** nënën, të rraste brenda. /tvklan.al