Kryetari në detyrë i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, në një konferencë për mediat ka treguar qëndrimin e partisë së tij për sa i përket çështjes së zgjedhjes së Presidentit të ri.

Në fjalën e tij, Hoxhaj tha se PDK-ja nuk do ta mbështesë kandidaturën e Osmanit, por shtoi se do të mbështesin e reja, për të përballur sa më mirë situatën e Covid në vend. Arsyen pse nuk do të mbështesë Osmanin si Presidente pasi me zgjedhjen e saj Kosova vendoset në një pozicion të rrezikshëm.

 “Zgjedhja e Vjosa Osmanit si presidente do ta vendoste Kosovën në një pozicion të rrezikshëm, ku Lëvizja Vetëvendosje do ta kishte de facto dhe de juro, pushtetin absolut, duke kontrolluar presidencën, legjislativin dhe ekzekutivin.

Kosova do të udhëhiqej nga një politikan autoritar siç është zotëri Kurti dhe partia e tij politike, duke shuar çdo mekanizëm tjetër të kontrollit dhe balancit – ashtu siç do të duhej të ishte në një demokraci parlamentare. Pra, PDK është kundër sistemit njëpartiak dhe e mbështet vetëm një kandidat konsensual për president”, tha Hoxhaj./tvklan.al