Enxhëll Lengo, konkurrentja e spektaklit Love Story në TV Klan, ka folur pak më shumë për veten dhe pasionet e saj, teksa nuk kanë munguar komentet për Saimirin dhe vajzat e tjera të kastit.

Në një intervistë ekskluzive për programin “Daily Love Story”, bukuroshja nga Gjirokastra ka rrëfyer se në këtë show ka dashur të marrë pjesë bashkë me shoqen e saj të ngushtë.

Më tej, Enxhëll ka folur edhe për xhelozitë mes vajzave dhe mendimin e saj për Saimirin.

Si ndihesh pas takimit me Saimirin. Të duket sikur e njeh pak më mirë?

Nuk është se ndihem sikur e njoh më mirë por kam kuptuar disa gjëra pikante se si është ai si mashkull. Ai pëlqen të zgjedhë vetëm vajzat që i afrohen më shumë, kërkon shumë vëmendje dhe ato i përzgjedh. Nga dy binjaket veçoi Silvanën, dhe Silvana është vajzë e ëmbël, e sjellshme, ndoshta këto femra e tërheqin më shumë Saimirin.

Mund të flasim pak për ty?

Unë bëj dy punë. Punoj edhe në laborator edhe në call center, punoj nga shtëpia. Jetoj prej 5  vitesh me shoqet e mia. Në Love Story erdha për të sfiduar veten. Saimiri më duket interesant. Unë i hedh hapat e sigurt, nuk është se vrapoj pas të bukurës ose vrapoj pas materialit. Thjesht mu duk interesant. Shumë paragjykojnë se nuk ishte ky formati i duhur që unë duhet të merrja pjesë, por pse jo, është diçka e bukur.

Je ndjerë rehat gjatë kohës që ke dalë në ekran duke njohur një djalë?

Po jam ndjerë shumë rehat, nuk e prisja por më pëlqen vetja, miqësia me vajzat.

Ti nuk ke njohur në jetën tënde një djalë, që të kesh një histori dashurie para se të vije tek Saimiri?

Normal që kam pasur edhe unë histori dashurie. Kam qenë shumë vajzë e mbyllur, jam selektive në shoqëri por kam pasur. Shikoj vajza të vogla që më shkruajnë, dhe më thonë që merru pak më shumë më instagramin dhe që duhet të jesh më shumë aktive, por që edhe unë vet ngaqë nuk e kam përdorur më para instagramin, nuk di të veproj dhe marr këshilla nga këto vajza. Unë në vit të tretë të shkollës së lartë kam hapur instagram.

Ke vënë re që Saimiri të ka veçuar si një person që ka një pëlqim?

E kam menduar shpesh herë.

Nëse nuk do jesh vajza që do zgjidhesh nga Saimiri, çfarë do marrësh nga ky program?

Dëgjova dje intervistën me Julin dhe dëgjova diçka që më pëlqeu…sikur kam bërë një shkollë të dytë tha ajo, edhe unë kështu po e marr.  Takimi me Verën, Alketën, Ildën, me Xhesin, kam njohur njerëz shumë pozitivë që na japin kurajo dhe pozitivitet. Pas kësaj eksperience unë mendoj se ia vlej. Ndonjëherë përlotem në shtëpi dhe them sa me fat që kam qenë. Kjo gjë nuk dihet, po unë kam aplikuar me shoqen time Françeskën dhe ajo u dorëzua. Do ishim dy shoqe në një program dashurie, por ajo hoqi dorë sepse gjithmonë më thoshte t’i duhet të marrësh pjesë në kompeticione misesh apo modelesh.

Si e ke përjetuar ti këtë dy javë famë?

E kam përjetuar shumë mirë, dua t’i kthej përgjigje të gjithve, dhe u kam kthyer pothuajse të gjithve. Nuk prisja aq shumë pozitivitet. Më duket vetja vërtet vajzë pozitive. Një ëndërr është bërë realitet.

Të ka marrë inat ndonjë nga këto vajzat, ngaqë kanë kuptuar që Saimiri të ka pak qejf?

Gjëja e parë që unë kam kuptuar nga vajzat dhe nga intervistat e tyre është që ato mua nuk më shohin si konkurrente sepse emri im nuk është përmendur por medoj që ato vetë e dinë që më kanë konkurrente, por nuk e shprehin.

Ti vet, shikon ndonjërën si konkurrente? Ke thën për Arjanën?

Po, por e kam eliminuar. M’u duk në fillim, pash që kishte kimi mes tyre, por duke e njohur nuk e mendoj si konkurrente. Jemi bërë vërtet mikesha.

Daily Love Story transmetohet nga e marta në të premte në orën 18:20 livestream në Youtube në kanalin RTV Klan dhe në ekranin e televizionit Klan Plus! /tvklan.al