Enxhëll Xhengo, konkurrentja e spektaklit “Love Story” në TV klan, ka folur në një intervistë për “Daily Love Story”, për emocionet dhe komentet që ka marrë pas natës së parë.

Ajo është shprehur se ka marrë vetëm mbështetje si nga familja, ashtu edhe nga miqtë, teksa thekson se nuk ka patur reagime negative.

“Me komplimentet dhe mendimet pozitive që kanë dhënë për mua ndihem shumë e vlerësuar dhe i falenderoj të gjithë, por edhe me memet më kanë bërë për të qeshur dhe i marr pozitivisht. Jam shumë tradicionale dhe konservatore.

Babi më tha diçka shumë të bukur në fakt. Vazhdo kështu më tha dhe mos bëj cirk. I thashë përse cirk? Cirk do më thënë që mos dil nga vetja jote, mos bëj gjeste që nuk do t’i pëlqenin. Më ka pëlqyer çdo gjë fiks siç jam unë. Nuk është se kam marrë shumë komente negative, I kam pranuar sepse ne i morëm parasysh të gjitha, presim edhe pozitivite edhe negativitetin”, ka thënë Enxhëll.

Ndërkohë, sa i përket komentit të motrave binjake, Albanës dhe Silvanës, Enxhëll ka thksuar se I mbështet në ato që kanë thënë, por gjuha që ato përdorën nuk ka qenë e duhura.

Bënë shumë mirë që e hapën këtë si temë sepse unë vetë kam qenë një nga vajzat që nuk jam turrur, po e përmend këtë fjalë sepse ato e kanë përmendur. Nuk jam turrur pas Saimirit sepse jam një vajzë me këmbë në tokë, shumë patriarkale dhe pres që mashkulli të bëjë diçka që mua të më bjeri në sy ai dhe jo unë atij, kur ende nuk jemi njohur.

I mbështes ato që kanë thënë, sepse kam qenë edhe unë një nga ato që kam thënë pse duhet t’i shkojmë mashkullit mbrapa, pse duhet t’i japim shumë rëndësi, kur është ai që duhet të na japi ne”, ka thënë bukuroshja nga Gjirokastra.

Ajo që ka qenë e papritur, ka qenë deklarata e Enxhëll, e cila shprehet se ka parë binjaket duke i’u “turrur” Saimirit, gjë që hedh poshtë një pjesë të argumenteve të tyre.

“Por përsëri, unë dua të them diçka, kur kemi qenë në prapaskenë, Saimiri kur ka ardhur mbrapa kanë qenë binjaket dhe një pjesë e gocave që janë sulur dhe unë dhe një nga gocat, Ariana, kemi qëndruar te shkallët dhe ka qenë Saimiri ai që ka ardhur tek ne dhe ka bërë nja dy tre minuta muhabet. Vetëm kaq.

Kështu që ato dalin në kundërshtim, duhet t’i mendonin sepse edhe ato e kanë bërë këtë gjë . Kush janë ato të thonë ato fjalë. Ato që kanë thënë qëndrojnë, i mbështes sepse mund të kisha qenë edhe unë një nga ato që ngrejnë zërin për këtë sepse jemi femra dhe duhet ta kryesojmë figurën tonë, por fjalët që kanë përdorur binjaket nuk janë të duhurat që t’i përmendi një femër. Femra kundër femrës, absolutisht jo”, ka deklaruar Enxhëll.

Daily Love Story transmetohet nga e marta në të premte në orën 18:20 livestream në Youtube në kanalin RTV Klan dhe në ekranin e televizionit Klan Plus! /tvklan.al