Nata e 11-të e spektaklit Love Story në TV Klan solli një të papritur gjatë ceremonisë së trëndafilave, teksa Enxhëll u shfaq mes lotësh me një mesazh për Saimirin.

Edhe pse vendosi të tërhiqej nga programi një javë më parë, bukuroshja nga Gjirokastra është shprehur e penduar, me një kërkesë për t’u rikthyer në garë për të marrë zemrën e Saimirit.

“Saimiri i dashur!

Si je? Kam shkruar një letër për ty. Letrat nuk dalin kurrë nga moda, si letrat e dashurisë tek filmi “The Notebook”

Saimiri im, dëshiroj të të kërkoj falje për mërzinë që të shkaktova një javë më parë. Sigurisht ishte një vendim me motiv, që jo vetëm unë, por çdo vajzë që qëndron ulur në karrige dhe të shikon ty në takim me një vajzë tjetër e mendon.

Nuk është thjesht xhelozi e një vajze për një vajzë tjetër. Është një ngarkesë, depresion i gjithçkaje që na rrethon, shoqëria, familja, miqësia.

E nisa këtë rrugëtim e frymëzuar me plot emocione të bukura dhe ndjesi frike se si do të shkonte. Njohja me ty ishte gjëja më e bukur që kam kaluar në Love Story.

Ti më ke falur emocione dhe ëmbëlsi pafund. Dy javë më parë nuk u tregova e fortë. I lashë emocionet që të më dominonin.

U tërhoqa pa e ditur se sa do të pendohesha për këtë veprim. Kërkoj ndjesë për ty, për produksionin, u kërkoj ndjesë vajzave dhe shpresoj të mos më paragjykojnë.

Unë dua përsëri t’i kthehem asaj gare në mënyrë të barabartë. Faleminderit të gjithve dhe publikut që më ka përkëdhelur kaq shumë këto kohë.

Uroj të kem mirëkuptimin tuaj dhe sido të shkojë, unë do të jem e qetë me veten time, nuk do të kem pengje sepse unë të paktën e provova. Të përqafoj me shumë dashuri Saimir ”, shkruante Enxhëll veç të tjerash në letrën e saj, dedikuar Saimirit./tvklan.al