Nata e tretë e spektaklit “Love Story” në TV Klan u shoqërua me debate të forta mes vajzave, pasi disa prej tyre patën takim me Saimirin dhe disa të tjera nuk u zgjodhën.

Të ndodhura në këtë situatë konkurrentet kanë treguar për programin “Daily Love Story” se tashmë kanë nisur xhelozitë dhe përçarjet mes njëra-tjetrës.

Enxhëll është pyetur nëse i ka vënë re këto xhelozi, teksa është shprehur se nuk i vë re pasi nuk do që të mbushet me negativitet.

“Nuk është se i vë re sepse nuk dua të mbushem me negativitet. Ne të gjitha rrimë bashkë, hamë bashkë, dy tre mund të rrinë të veçuara nga ne”, ka thënë Enxhëll.

Më tej ajo ka komentuar edhe takimin e Saimirit me vajzat e tjera në SPA, ku theksoi se nëse do ta kishte zgjedhur atë, ajo do ta kishte refuzuar.

“Jam shumë e lumtur që nuk më zgjodhi në SPA. Po të më zgjidhte për masazh do e kisha refuzuar. Më mirë që s’më ftoi”, ka deklaruar ajo.\tvklan.al