Epidemia e gripit në Berat, situatë e rënduar në konvikte – (21 Shkurt 2001)



Epidemia e gripit në Berat, situatë e rënduar në konvikte – (21 Shkurt 2001)

13:31 21/02/2001

Lajme Arkiva – TV Klan 2001

Numri i të prekurve nga virusi i gripit, në rrethin e Beratit, ka arritur sipas të dhënave, që jep qendra e epidemiologjisë, në 410 raste. Por më shqetësuese paraqitet gjendja në konviktin e shkollës Pedagogjike “Kristo Isak”. Kushtet jo të përshtatshme, si dhe qëndrimi i nxënësve të shëndoshë dhe i atyre të prekur në të njëjtat dhoma, rrezikon ta përhap gripin në të gjithë konviktin.

Mungesa e një mjeku të specializuar, si dhe i medikamenteve mjekësore pranë konviktorëve, e ka detyruar drejtorinë, si dhe personelin e konviktit, t’i shoqërojnë konviktorët e sëmurë grupe-grupe për në spital. Nga ana e saj drejtoria arsimore, ka marrë të gjitha masat që kuota e ushqimit të përmirësohet dhe më shumë, jashtë normës së caktuar. Por nëse gjendja e konviktorëve do të vazhdojë të përkeqësohet, konvikti do të mbyllet./tvklan.al







Të ngjashme