Lajme Arkiva – TV Klan 2001

I njohur me emrin grip toksik, dje ka shënuar vitktimën e tretë. Ky rast sipas ATSH është një foshnje 8 muajsh nga fshati Kolanec i Korçë, i cili vjen pas dy viktimave të para në Kukës. Prindërit e fëmijës kanë treguar se për disa ditë foshnja ishte në gjendje gripale, ndërsa urgjenca e spitalit të Maliqit dhe Korçës pohojnë se ky rast vdekje nuk është si pasojë e gripit.

Epidemia e gripit ka përfshirë gjithë rrethet e vendit, megjithëse i konsideruar si një virus i zakonshëm dhe kalimtar, në disa raste ai është shndërruar në vdekjeprurës. Çdo ditë në urgjencën e spitalit të Korçës paraqiten mbi katër raste me gjendje të rënduar. Tre shkollat e mesme të qytetit u mbyllën pasi numri i nxënësve të sëmurë arriti në 200./tvklan.al

Gazetare – Holta Zhiti