Epidemia e gripit rrit rastet në rrethin e Elbasanit – (5 Shkurt 2001)



Epidemia e gripit rrit rastet në rrethin e Elbasanit – (5 Shkurt 2001)

18:37 05/02/2001

Lajme Arkiva – TV Klan 2001

Ulja e temperaturës dhe ndryshimi i motit kanë zgjuar sëmundjen e virusit të gripit në rrethin e Elbasanit. Të goditur nga mikrobi epidemik, rezultojnë të gjitha grupmoshat. Më të shprehura shenjat vihen re në të mitur e të moshuar. Situata gripale, duket se ka shpërthyer pas rënies së borës së parë. Pacientët u janë drejtuar poliklinikës dhe qendrave shëndetësore.

Numri i të sëmurëve vjen duke u rritur. Veç qytetit virusi ka goditur edhe zonat rurale. Rastet më të rënda shënohen pikërisht në këto zona. Shenjat e kësaj sëmundje manifestohen në apati, temperaturë të lartë, mungesë oreksi dhe dhimbje të muskujve./tvklan.al

Gazetar – Vladimir Lame






Të ngjashme