Kërcënimi përmes videove intime dhe publikimi i tyre, kryesisht nga adoleshentet dhe të rinjtë po kthehet në një problem madhor për shoqërinë. Nëpërmjet shantazhit, të miturat detyrohen deri dhe në ushtrim të prostitucionit. Irena Shtraza përfaqësuese e shoqatës “Rrjeti i fuqizimit të gruas”, deklaron se në një qark në zonën e veriut, janë publikuar disa video me përmbajtje erotike por edhe dhunë seksuale, të cila kanë sjellë pasoja shumë të mëdha për komunitetin.

“Në një qark të Shqipërisë kanë qarkulluar 9-10 video me karakter erotik seksual dhe kanë pasur pasoja tek femraqt dhe gratë që kanë qenë të përfshira”. 

Çështja është duke u hetuar, por publikimi dhe shantazhimi me këto video ka ndikuar shumë negativisht te adoleshentët dhe familjet e tyre. Nga tentativat për vetëvrasje deri edhe largime nga zona ku ata banojnë. Prishje të martesës, deri he raste që e kanë çuar vajzën te dera e dhunuesit, ose personit që ka qenë në video.

Një ditë më parë Klan plus denoncoi publikimin e një videoje përdhunimi e cila qarkullon në rrjete sociale, por edhe rastin fatkeq të një 16 vjeçareje që u vetëvra pas presionit nga një bashkëmoshatari i saj.

Klan Plus