Policia e Tiranës zbulon bazën e hajdutëve, shumica janë minorenë

Kjo ndodhte në Italinë e viteve ’40. Pothuajse 8 dekada më pas, Shqipëria gjendet në të njëjtën situatë. Ky është një nga rastet e vjedhjeve të biçikletave në vend. Mbi 220 raste të denoncuara vetëm në metropol.

Mirëpo kjo grup moshë shndërrohet në një problem akoma më serioz. Duke qenë nën moshën e përgjegjësisë penale, shto edhe vakumet ligjore apo mungesën e institucioneve të riedukimit, ata vijojnë me kryerjen e këtyre akteve. 

Si një shqetësim për shumë qytetarë, të cilët biçikletën e kanë të vetmin mjet transporti, komisariatet e policisë së qarkut të Tiranës kryen plot 15 operacione, që u finalizuan me zbulueshmërinë e 60% të rasteve.

Suksesi më i madh ishte ai i muajit Tetor. 

Komisariati i Policisë Nr 3, zbuloi një bazë ku grumbulloheshin biçikletat e vjedhura duke sekuestruar rreth 70 biçikleta dhe po punohet që personat që kanë bërë kallëzim që të paraqiten për të bërë njohjen e biçikletave të tyre. Po gjate kësaj periudhe janë sekuestruar 126 biçikleta të vjedhura.

Një pjesë tjetër e tyre nuk janë gjetur, edhe pse rastet janë evidentuar. Shpesh autorët i kanë shitur në persona të panjohur kundrejt shumave të vogla jo në çmimin real të tyre.

Klan Plus ishte edhe në Komisariatin nr. 6 të policisë këtu në Tiranë, vend në të cilin janë grumbulluar të gjitha biçikletat e gjetura nga këto operacione. Secili që e ka humbur, mund të paraqitet pranë kësaj selie për të marrë pronën e tij.

Klan Plus