“Virusi, ende agresiv. Mbani maska në ambiente të mbyllura”

Ndonëse e enjtja shënoi rritje të ndjeshme të rasteve të prekura me Covid -19, epidemiologët thonë se jemi larg një skenari që mund të çojë drejt një tjetër mbylljeje në karantinë të popullatës. Në një intervistë për Televizionin Klan, mjeku Artan Simaku thotë se bazuar mbi hetimin epidemiologjik javët në vijim pritet një rënie e numrit të numrit të të prekurve.

Në betejën me virusin, epidemiologët thonë se respektimi i masave, e veçanërisht mbajtja e maskave në ambiente të mbyllura është domosdoshmëri për mospërhapjen e virusit.

Krahas apelit për mbajtjen e maskave, epidemiologët i kujtojnë qytetarëve se pavarësisht temperaturave të larta, rreziku i përhapjes së Covid-it është tejet i lartë.

Tv Klan