Vaksinimi jep efekt në ndërprerjen e infeksionit  nëse imunizohet 75% e popullsisë

Nga fillimi i pandemisë, në rang vendi janë të zyrtarizuar gati 129 mijë të infektuar. Sipas epidemiologut Ilir Alimehmeti kjo shifër është shumë me e lartë. Por mungojnë studimet për të parë se sa është përhapja reale në rang kombëtar.

“Mjafton të mendoni që kjo shifër korrespondon për rreth 4.5% të popullatës. Le të themi që patjetër është më shumë. Se sa është më shumë këtë nuk e dimë sepse nuk është publikuar ndonjë studim. Por që numri është më i madh, është më i madh”, thekson epidemiologu.

Sipas epidemiologut shifrat e të infektuarve kanë rënë dhe tani përhapja po vërehet më shumë në zonat e largëta kjo edhe për shkak të grumbullimeve për fuashtë elektorale.

“Vala parësore prek gjithmonë zonën me dendësi më të lartë të popullatës, pra Tirana. Më pas vala dytësore fillon kap qytetet e tjera të rëndësishme në të gjithë kombin. Vala tretësore fillon kap zonat rurale. Është edhe kjo pjesa që fushata spostohet edhe në zona rurale dhe krijohet një farë miksimi njerëzish”, shprehet ai.

Procesi i vaksinimit, sipas epidemiologut me shifrat e deri tanishme nuk ka ndikim në ndërprerjen e infekisonit.

“Duhet të vaksinojmë të paktën 75% të popullsisë me një vaksinë që ka efikasitet të paktën 80% që të arrijmë zhdukjen e një vale epidemike pa pasur nevojë për masa shtrënguese”, tha Alimehmeti.

Aktualisht nga 396.560  vaksina që kanë ardhur në vendin tonë, janë dministruar rreth 280 mijë doza. Gati 10% e popullatës ka marrë dozën e parë të vaksinës anti-covid.

Klan News