Në një lidhje në Skype për programin “Historia ime”, në Tv Klan ishte epidemiologu njëherazi profesor i mjekësisë klinike në Kornell të Amerikës, Skënder Myrtezani.

Ai shprehet se në këtë moment duhet të jemi të gjithë të edukuar dhe të izolohemi për të mbrojtur veten, por edhe të tjerët.

Skënder Myrtezani: Unë mendoj se në këtë momentë të gjithë kolegët e mi kudo ku janë në botë, duhet t’i harrojmë diagnozat diferenciale, çdo simptom i sistemit, ose traktit respirator duhet të merret seriozisht dhe të koncentrohet se është COVID-19. E që në atë moment duhet një këshillë shumë e fortë, për arsye se ne e dimë që virusi depërton në traktin e sipërm respirator dhe bën simptoma të thjeshta, një gërvishtje fyti, një kollitje, një kokë dhimbje, presion sinusesh. Ky është momenti që duhet të jemi të gjithë të edukuar dhe të izolohemi, të vetëmbrohemi, por edhe njëkohësisht t’i mbrojmë të tjerët.

Epidemiologu tregon se që në momentin që fillon kolla duhet të kemi kujdes dhe përveçse të ruajmë distancën me njerëzit e tjerë rreth nesh, duhet të mbajmë edhe maskë.

Skënder Myrtezani: Tani duhet çdo njeri të jetë koshient, nuk duhet të pritet dhe të arrihet tek doktori, por që në shtëpi, që në lagje, që në ndërtesë, sa fillon kollitja fillon ajo shpërndarja.

Mirela Milori: Pra duhet ruajtur ajo distanca fizike, ajo distanca sociale?

Skënder Myrtezani: Jo vetëm ajo, sepse kur fillon kollitja,  distanca nuk është e mjaftueshme sepse akoma nuk e dimë shpërndarjen se është absolutisht nëpërmjet piklave. Prandaj maska dhe maska, janë gjëja më e rëndësishme./tvklan.al