Pjesë e emisionit “Aldo Morning Show” për të diskutuar për temën e ditës “Mjekët: Më mirë me rrogë sipas kualifikimit ose profilit, apo më mirë të paguhen nga pacientet në bazë të shërbimit”, është bërë edhe epidemiologu i njohur Iliri Alimehmeti i cili shprehet se është kundër që të paguhen mjekët nga xhepi i pacientëve.

Edhe sistemi shtetëror duhet edhe sistemi privat duhet, të rregulluar mes tyre sepse sistemi shtetëror mban peshën kryesore. Privati ka një mundësi duke parë situatën ku ndodhet një sistem shtetëror sheh ato mundësitë çfarë mungon, çfarë mund të shtojë ekstra, patjetër komplomentojnë njëra-tjetrën.

Nuk është vetëm rroga, ekzistojnë dhe ato që quhen të ardhura dytësore. Kemi mjekë me performancë të caktuar më të lartë që është e drejtë që me performancën e tyre më të lartë të kenë një bonos, një shpërblim, por jo nga xhepat e pacientëve. Kjo duhet të vijë nga sistemet e fondit, nga sisteme të rregulluara. Ne e dimë që në të gjithë botën  ekziston sistemi i dhuratës, diku ka ligje që e kuantifikon që mund t’i bësh dhuratë dikujt, diku nuk ka, por nuk mundet në mënyrë absolute të pranohen apo të kërkohen para për shërbim paraprak. Kjo tek privati është normale sepse është një listë çmimi tek muri, në shtet është ndryshe”, është shprehur epidemiologu Alimehmeti.

Aldo i ka marrë një shembull Dr Alimehmetit, ku thotë nëse ai e shëron dhe është i shëndetshëm dhe ka dëshirë që t’i japë 500 Euro, a është kjo një dhuratë që pacienti i jep mjekut?

Epidemiologu shprehet se kjo hyn tek dhuratat sepse po e merr pasi shërbimi ka mbaruar. Është një dhuratë që nuk e ka kërkuar, por pacienti ia ka dhënë me dëshirë. Mesa doktori është në dijeni, në Shqipëri nuk ka një tavan se mund të jetë kufiri i dhuratës. /tvklan.al