Epidemiologu tregon pse vetëvriten pacientët me Covid në spital


Epidemiologu tregon pse vetëvriten pacientët me Covid në spital

16:40 10/11/2020

Epidemiologu Ilir Alimehmeti ka qenë i ftuar në emisionin “Historia ime” në Tv Klan ku ka folur për situatën e Covid-19 në Shqipëri. Ai është shprehur se masat e marra nuk janë të mjaftueshme për parandalimin e virusit dhe se asnjë element nuk ka arritur nivelin e duhur. Ai ka treguar edhe arsyen pse po ndodhin vetëvrasje në spitalet ku kurohen pacientët me Covid-19.

Mirela Milori: Ka efekte anësore mjekimi, sepse është i disati rast që njerëzve po i ndodh nga spitalet. Nuk kam dëgjuar një njeri që të marrë mjekimin në Shqipëri dhe të hidhet nga kati i 5-të i pallatit. Mos ka ndonjë efekt anësor mjekimi, mos ndikon ai pavioni, çfarë ndodh doktor.

Ilir Alimehmeti: Kjo duhet parë më gjërë. Vetëvrasjet kanë ndodhur dhe më përpara dhe po ndodhin dhe tani. Duhet të marrim parasysh diçka, ekziston një fenomen që quhet Copycat, sa më shumë flitet nëpër media diçka, aq më shumë rritet risku që ta imitonjë këtë gjë në ditët në vijim dhe sa më shumë të flasim për probleme kaq të rënda dhe ngushëllime shumë familjarëve, duhet të marrim përgjegjësinë të gjithë ne që flasim në media për një rast si vetëvrasja që dikush mund ta imitojë në vijim. Ky është një fenomen që njihet sepse një njeri që është në depresion, nuk i kupton këto fjalë që ne themi. Pra ai sheh aktin dhe ka një risk të madh të ndodhë fenomeni Copycat.

E dyta, fillojmë nga terreni. Kemi përgatitur një terren që nga Marsi me një situatë psikologjikisht të rënduar për të gjithë popullatën pa qënë fare i infektuar. Elementi kyç është se ne nxjerrim të gjitha rastet që shkojnë keq, rastet që shkojnë mirë, i themi që janë, por nuk i japim peshën relative që kanë dhe shumica dërmuese e rasteve shërohen dhe shkojnë mirë. Duke qenë se numrat janë shtuar, kjo përqindje sjell numra absolut më të lartë dhe shumë të shtruar në spital.

Ditën e sotme një tjetër një pacient i infektuar me Covid-19 është hedhur nga kati i dytë i Infektivit i cili është në gjendje të rëndë nën kujdesin e mjekëve. Ky është rasti i katërt kur pacientët e sëmurë me koronavirus kryejnë vetëvrasje duke u hedhur nga lartësia e spitalit. Tre rastet e mëparshme janë shënuar në spitalin “Shefqet Ndroqi”. /tvklan.al






Të ngjashme