Jemi në fund të sezonit televiziv, por stina e nxehtë e verës si gjithmonë do të jetë e mbushur me emocione dhe surpriza në ekranin e Tv Klan. Gjatë gjithë verës serialet do të vazhdojnë transmetimin në Tv Klan dhe Klan Plus, me një serial të ri dhe disa ndryshime në orar.

Një nga serialet më të ndjekura “Çukur” përfundon transmetimin këtë fundjavë me 6 episodet e fundit të sezonit të tretë. Gjithçka ka dalë jashtë parashikimeve dhe për shkak të koronavirusit xhirimet e episodeve të reja të serialit janë shtyrë. Pritet që seriali të rikthehet në transmetim në muajin Shtator në Turqi dhe më pas shumë shpejt do të transmetohet premierë edhe në vendin tonë, në ekranin e Tv Klan. Në episodin e fundit në “Çukur” shfaqet aktori Barış Arduç (i njohur nga roli në serialin Kuzgun). Për të zbuluar më shumë rreth personazhit të tij duhet të presim episodet e reja.

Stuhi Dashurie nga 25 Korriku e shtunë-e diel ora 20:10

Menjëherë pas përfundimit të serialit “Çukur”, çdo fundjavë në ekranin e Tv Klan, nga 25 Korriku, do të ndiqni serialin më të ri “Dashuri Bardh e Zi” çdo të shtunë dhe të diel në orën 20:10 me 6 episode.

Sezonin e ri vjen premierë ekskluzive në Tv Klan seriali turk “Stuhi Dashurie”.

Lexo më shumë për serialin “Stuhi Dashurie” duke klikuar këtu!

Osman nga 20 Korriku e hënë-e premte ora 20:10

Duke filluar nga dita e hënë, 20 Korrik, çdo mbrëmje nga e hëna në të premte në orën 20:10 do të transmetohet seriali “Osman”, nga e hëna në të mërkurë me 2 episode, ndërsa ditën e enjte e të premte nga 1 episod vetëm në Tv Klan. /tvklan.al