Karan u thotë të vërtetën të gjithëve për Sonjën dhe gjithashtu u tregon atyre prova. Sonia përpiqet të mbrojë veten e saj, por është e kotë. Ranvir ndahet nga Sonia dhe Vasu godet me shuplakë Soniën. Vasu dhe Inderxhit falenderojnë Karan. Ky i fundit falenderon Sadnën që nxorri në pah të vërtetën. Vasu falenderon gjithashtu Sadnën. Alek përpiqet ti japë zemër Ranvirit, por është e pamundur. Vasu i thotë Ranvir që ështe e sigurt që ai do të gjejë një person më të përshtatshëm se Sonia.