Sadna dhe Alek përpiqen të qetësojnë Ranvirin. Ky i fundit përqafon Alek dhe i thotë që bota e tij është shumë më e mirë se bota e shëmtuar që po jetojnë. Ranvir i bashkohet të gjithëve për mëngjes dhe përpiqet të sillet si normalish, por duke menduar për Soniën mërzitet dhe largohet. Vinu çohet vonë në mëngjes dhe bëhet gati nxitimthi për në punë. Mamaja i kërkon Vinusë para për pagesën e leksioneve të kërcimit për Ragnin. Ai duke nxituar i thotë mamasë ti marrë ato nga Malti. Ranviri djeg gjithçka kishte lidhje me Soniën. Sadna çon mëngjesin për Alek dhe ai i thotë që do të gjejë dikë si Sadna për Ranvirin… Alek luan syllambyllazi me Gunin dhe Pratam e duke luajtur bie nga shkallët.