Kurt Sejit merr vesh që ka një sekret të rrezikshëm prapa skenave të Hotel Seref që shumë pak njerëz e dinë. Nata e katastrofës së madhe në hotel, do ta bëjë Kurtin të mbyllet në vetvete dhe të krijojë një sekret që është vetëm mes tij dhe Surës. Nga ana tjetër vajza e Aliut, Aishe do të impresionohet pa masë nga trimëria e Kurt Sejitit. Ajo do të provojë ndjenja të thella për të duke i mbyllur njëkohësisht sytë Surës. Nata e organizuar në Seref Hotel do të jetë një pikë domethënëse për Kurt Sejitin dhe Surën pas udhëtimit shumë të gjatë që ata kanë ndërmarrë nga Alusta në Stamboll.