Lejla arrin të arratiset dhe vejn në Stamboll. Ajo dëshiron të gjejë fëmijët dhe të largohet për në Norvegji. Ajo zbulon që Selimi është zhdukur. Ky është i vetmi shans që Lejla të gjejë Ajlinën dhe të flasë me të. Halili çuditet kur merr vesh nga Aliu se Nihati ka ndenjur pranë tij për ta spiunuar. Ndërkohë që i tregon Aliut për ndjenjat e tij kundret Ajlinës, Feridja e dëgjon. Reagimi i Aliut është shumë i ashpër. Taneri takon komisarin dhe i thotë vendodhjen e Kudretit. Ai i kërkon të çojë një njësi për ta marrë, por komisari vendos të shkojë vëtë. Kur ato arrijnë në destinacion…  Pasi sheh Lejlën në oborrin e shtëpisë, Ajlina ngrin e tëra dhe dhe nuk mundet të reagojë. Lejla duke parë shikimin e saj ia mbath. Taneri i betohet Nihatit se nuk donte ta lëndonte Feriden, por kur Nihati i telefonon policisë atij i del përsëri situata nga dora. Lejla mundohet të gjejë adresën e Halilit dhe i shkon ndërmend Alperi. Ajo telefon një mikes së saj për ta ndihmuar. Ajlina është e bindur se në shtëpinë e saj do të vijë përsëri Lejla dhe nuk shkon në punë. Kjo gjë e nervozon Halilin.