Makina elektrike do të jetë e ardhmja e industrisë së makinave pasi nafta të ketë shteruar në rezervuarët e Tokës. Ritmet e shitjes së kësaj teknologjie po rriten shpejt dhe në krye të listës është Kina.

Janë rritur me 63% shitjet në tremujorin e trete të vitit për automjetet elektrike dhe hibride në rang botëror. Statistikat bëhen të ditura nga “Bloomberg New Energy Finance” që parashikon që numri i tyre të arrijë në 1 milion për gjithë vitin.

Kina është edhe udhëheqësi i listës duke shënuar gjysmën e automjeteve elektrike të tregtuara. Kjo pasi qeveria kineze është angazhuar që të nxisë sa më shumë blerjet e automjeteve elektrike në kuadër të politikave kundër ndotjes së ambientit, por edhe për të forcuar kompanitë automobilistike vendase në mënyrë që të mund të konkurrojnë në nivel ndërkombëtar.

E dyta renditet Evropa që përfaqëson 24% të shitjeve totale e cila pasohet nga Amerika e Veriut.

Klan Plus