Epoka e makinave elektrike

Epoka e makinave elektrike

03:51 26/01/2018

Duket se makinat elektrike po preferohen gjithnjë e më shumë nga njerëzit. Shitjet e tyre në 2017-ën shënuan rritje në masën 43 përqind krahasuar me një vit më parë ndërkohë që ky lloj mjeti blihet më shumë në Norvegji.

Rriten kërkesat për automjetet elektrike në Evropë. Në Kontinentin e Vjetër qarkullojnë aktualisht 500 mijë makina elektrike, duke ndihmuar kështu në pakësimin e ndotjes së ajrit dhe ndryshimet klimatike. Në krye të klasifikimit ndodhet Norvegjia me 33 mijë makina elektrike të shitura, e ndjekur nga Franca me rreth 31 mijë e më pas Gjermania e Britania. Sipas statistikave evropiane, kemi një rritje me rreth 43% të shitjes së tyre në krahasim me vitin 2016.

Aktualisht mjetet elektrike më të shitura janë Renault Zoe, Nissan Leaf, BMW, Tesla dhe Volkswagen.

Industria automobilistike po orientohet drejt inovacionit dhe shpresohet që deri në vitin 2025 të zënë 50% të tregut botëror. 

Edhe në vendin tonë aktualisht ka nisur hyrja në treg e automjeteve elektrike.

Burimi: Klan Plus

 

 
Të ngjashme
Kolegji Profesional AKSHI