Epokës së Mr.Bean i vjen fundi

Epokës së Mr.Bean i vjen fundi

18:05 08/10/2018

Skenave komike që Mr. Bean ka ofruar për më shumë se dy dekada, tashmë i ka ardhur fundi. Aktori Rowan Atkinson ka qënë ai që ka dhënë lajmin e hidhur.

Gjarë një interviste, Rowan ka tha se Mr. Bean nuk do të realizohet më. Aktori u shpreh se gjithë jetën e tij ia përkushtoi atij roli.

“Kam dhënë gjithçka për atë karakter”,

ka thënë komediani. 63-vjeçari tregoi se shpesh herë njerëzit në rrugë nuk e njohin. Madje ka dhe nga ata që i thonë të bëhet dubluesi i Mr. Bean, sepse do të ketë fitime.

Rowan zbuloi dhe detaje nga karakteri i tij në jetën reale. Ai tha se edhe pse publiku e njeh si një njeri shumë komik, në jetën private nuk është aspak argëtues.

“Mr. Bean” është një komedi televizive britanike e krijuar në vitin 1990, në një seri prej 15 pjesësh të krijuara nga komiku dhe fituesi i çmimeve Richard Curtis. Prodhimi më i fundit “Mr. Beans Holiday”, u lançua në vitin 2007.

Klan Plus

Të ngjashme
UKT