Kryeministri hungarez u ndëshkua për ndërhyrjet në gjyqësor, media dhe sistemin universitar

180 eurodeputetë të së djathtës së qendrës në Bruksel, kanë bërë fushatë për vite me radhë për dëbimin e partise Fidesz, të cilin ata e akuzojnë për dobësimin e sistemit gjyqësor dhe frenimin e lirive të medias.

Orbán i konsideroi deklaratat kundër qeverisjes së tij nga eurodeputetet si zhgënjyese, armiqësore, anti-demokratike, kundër Fidesz dhe votuesve hungarez.

Partia që qeverisë Hungarinë kritikohet për shkak të shqetësimeve në rritje për ndërhyrje në sistemin gjyqësor, retorikën anti-Bruksel dhe qëndrimin e ashpër ndaj emigrantëve. Qeveria hungareze akuzon edhe miliarderin liberal amerikan George Soros se është pas këtyre zhvillimeve me komplotin e tij për të mbytur Evropën me migrantë mysliman nga Lindja e Mesme.

Delegacionet kombëtare nga shtetet Skandinave, Austria, Belgjika dhe Hollanda kanë bërë një fushatë të gjatë për përjashtimin e Orbanit nga grupimi i tyre, ndërsa partia Kristian Demokrate gjermane CDU / CSU e kancelares së Gjermanisë, Angela Merkel, ka qenë vazhdimisht ngurruese.

Partia e Orban ka aktualisht 12 eurodeputetë në parlamentin evropian. Tani ata mund të bashkohen me grupin social konservator dhe euro-skeptik të themeluar në 2019 nga Marine Le Pen dhe Matteo Salvini.

Gjithsesi partitë popullore do të mbeten grupi më i madh në parlamentin evropian i përbërë nga 705 anëtarë edhe pas largimit të eurodeputetëve të Fidesz.

Klan News