Era Biden, vendos paqen me Evropën




Era Biden, vendos paqen me Evropën

08:40 14/06/2021

Presidenti i SHBA do të heqë taksat ndaj çelikut dhe aluminit

Në përfundim të samitit të liderëve të 7 shteteve më të industrializuara, në Londër Presidenti Joe Biden tha se ai po rindërton besueshmërinë e rolit të SHBA në rang botëror. Ai la të kuptohet se mund të heqë tarifat e çelikut dhe aluminit të vendosura ndaj BE-së nga administrata e ish-Presidentit Trump.

“Janë vetëm 120 ditë”, u  tha gazetarëve Biden, teksa u pyet se çfarë mesazhi po sjell në Bruksel.

Biden foli për një “konsensus të qartë” me udhëheqësit e tjerë që morën pjesë në samitin e G7 në angazhimet që ata morën për t’u dhuruar shteteve të varfra 1 miliardë doza vaksinash kundër Covid-19 nga të cilat SHBA do të mbulojë gjysmën e kësaj sasie.

Presidenti Joe Biden tha se përpjekjet globale për të luftuar për pandeminë COVID-19 do të jetë një projekt afatgjatë. Presidenti theksoi ndryshimet shumë thelbësore mes tij dhe paraardhësit Trump mbi ndryshimin e klimës dhe sigurinë kombëtare. Biden tha ai e sheh NATO si një strukturë mbrojtëse në Evropë e më gjerë.

Ky qëndrim është në kontrast me Trump i cili pati deklaruar se shtetet e tjera duhej qe të paguanin për të përfituar nga prania e ushtrisë amerikane. Biden theksoi se ndryshimi i klimës ishte një kërcënim ekzistencial me të cilin përballet njerëzimi, duke theksuar se Trump nuk e arriti ta kuptonte atë si një problem.

Klan News





Të ngjashme