Pushuesit largohen për shkak të motit të keq

Era e fortë në Vlorë ka bërë që të largohen edhe ata pushues që ishin në bregdet këtë të premte. Më përkeqësimin e motit ata kanë mbledhur çadrat dhe janë zhvendosur nga zona e plazhit.

Moti me reshje shiu që pritet këtë fundjavë ka ndikuar edhe në rezervimet e pushuesve. Sipas operatorëve të shtunën dhe të dielën numri i prenotimeve ka rënë me 20-30%, si dhe një numër i lartë i pushuesve i kanë anuluar prenotimet.

Tv Klan