Pezullohet lundrimi i anijeve tregtare dhe ato të peshkimit në Portin e Durrësit. Shkak është bërë moti i keq me erë të fortë dhe det të dallgëzuar.

Forca e dallgëve arrin deri në 7 ballë ndërsa shpejtësia e erës shkon në 60 km/h. Vështirësi në lundrim kanë pasur edhe tragetet e pasagjerëve, të cilët janë ankoruar në port me disa orë vonesë.

Në këto kushte, Drejtoria e Përgjithshme Detare kërkon që pronarët e mjeteve lundruese të marrin masat e duhura për sigurimin e anijeve, me qëllim shmangien e incidenteve në det.

Kjo situatë pritet të zgjasë deri mëngjesin e së enjtes. Sipas sinoptikanëve, temperaturat e ulëta do të jenë prezente në vendin tonë deri në fundjavë. Ndërsa era pritet të jetë problem gjatë gjithë muajit Shkurt, me shpejtësi deri në 50 km në orë.

Tv Klan