Era Istrefi ka vendosur të ‘bombardojë’ me këngë. Pas rikthimit në muzikë me ‘Bebe’, këngëtarja ka pyetur ndjekësit për publikimin e projektit të ri, që ka si titull edhe tingullin e zhurmës së armëve.

Tkrkt po vjen…E doni të premten apo të shtunën?”, ndërsa përgjigjja ka qenë e menjëhershme edhe nga personazhet publikë që i kanë kërkuar ta publikojë që ditën e sotme.

Në foto, Era ka kombinuar disa pamje të saj nga klipi ku nuk do mungojnë taka të larta me shkëlqim, aksesorë vezullues apo veshjet me pupla e xixa që janë një zgjedhje e shpeshtë e saj./tvklan.al