Këngëtarja Era Istrefi ka publikuar videoklipin e këngës së saj më të re. Kënga mban titullin “Selfish” dhe është në bashkëpunim me Dimitri Vegas dhe Like Mike.

“Selfish” është realizuar nga producentë të huaj, ndërsa xhirimet e klipit janë kryer në Los Angeles.

Era Istrefi është duke punuar edhe për një projekt tjetër muzikor në të cilin do të vijë në duet me motrën e saj Nora Istrefin. Xhirimet e këtij klipi mendohet se do të bëhen në Prishtinë.

Klan Plus