Këngëtarja Era Rusi është një nga emrat më të talentuar në muzikën shqiptare dhe zëri i saj është i pangatërrueshëm. Por kur vjen puna tek pasionet, ato janë tejet të veçanta. Këngëtarja ka zbuluar sot në emisionin “Rudina” në Tv Klan se dashuria e saj e re është sporti i qitjes.

https://youtu.be/6ft5Dp-4_1g?t=20m50s

“Qitja është një lloj adrenaline që nuk e kisha njohur më përpara. Është një nga ato dashuritë që kur e zbulon nuk e lë më. Është sport me të cilin shfryhesh. Më pëlqen shumë sepse është edhe sport privat. Për momentin është i vetmi sport që praktikoj, është dashuri e re”,

tha Rusi.

/tvklan.al