Erblira Bici firmosi me skuadrën nënkampione të Italisë në Serinë A1, Igor Novara.

Një hap i rëndësishëm në karrierë për volejbollisten e Kombëtares pas pëvojës në Serinë A2 me skuadrën e Mondovi. Drejtuesit e ekipit thanë se besojnë te Erblira Bici, pas asaj që ka treguar në 2 vitet e fundit në volejbollin italian.

Bici ishte një nga pikëshënueset më të mira në sezonin e fundit në Serinë A2.

Tv Klan