Erblira Bici u shpall kampione e Europës me Novara.

Kapitenia e kombëtares arriti suksesin më të madh për një volejbolliste shqiptare. Suksesi 3 – 1 me Conegliano të shtunën në Berlin bëri në fund të festonte me trofeun e Champions League.

Bici ishte në fushë gjatë setit të tretë të këtij derbi italian. Një renvash i Novara që pak ditë më parë humbi kampionatin me Conegliano.

Trofeu i dytë sezonal për Erblira Bicin dhe Novara që në muajin shkurt fituan Kupën e Italisë. Një debutim i suksesshëm i 23-vjeçares shqiptare në elitën e volejbollit italian dhe Europian.

Tv Klan