Skuadra e saj Roma Volley arrin objektivin

Roma Volley e Erblira Bicit ia arriti qëllimit të kthehej në Serie A1 pas një sezoni mungesë. Një sukses i skuadrës së kryeqytetit italian dhe i kapitenes së Kombëtares së volejbollit që u transferua verën e kaluar te Roma.

Gjithçka u sigurua pas fitores 3-1 me Mondovi, ish-ekip i Erblira Bicit, një tjetër pretendent për t’u ngjitur në elitë. Në këtë sfidë 27-vjeçarja realizoi 13 pikë. Një rikthim në Serie A edhe për Bicin e cila më parë është aktivizuar me Novara dhe Busto Arsizio. Këtë sezon Roma Volley fitoi edhe Kupën e Italisë të Serie A2.

Tv Klan