Erblira Bici fitoi Kupën e Italisë me Novarën që triumfoi në finale me Konelianon.

Një sukses që arrihet për herë të parë nga një volejbolliste shqiptare. Sfida e zhvilluar në Verona përfundoi me rezultatin 3 – 2 me sete.

Një sfidë e luftuar ku Bici dha kontributin e saj. Për Erblira Bicin është suksesi i parë në volejbollin italian. Ekipi i saj Novara është ndër pretendentet për tu shpallur edhe kampione e Serisë A1.

Tv Klan