Të huajt shisnin lëndë narkotike sintetike në festat e organizuara në Dhërmi

Erdhën në Shqipëri si turistë, por rezultoi e kundërta. 10 shtetas të huaj, 9 prej të cilëve janë arrestuar, u zbuluan nga policia që krahas argëtimit në Dhërmi, kryenin edhe shpërndarjen e lëndëve narkotike sintetike. Sipas policisë, dyshohet se drogën e sollën nga jashtë.

“Sigurisht ata kanë ardhur për të kaluar kohën e tyre gjatë një festivali. Janë të rinj, janë mësuar dhe në Britani që përdorin lëndë narkotike sintetike. Këto janë drogëra që janë përdorur dhe nga shqiptarët, por nuk janë drogëra që kanë gjetur një përdorim të gjerë.

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço, shpjegon edhe efektet negative që shkaktohen nga përdorimi i drogave sintetike.

“Shumica e tyre janë artizanale, madje kanë dhe lëndë kimike që ne i përdorim për të larë tualetet në Shqipëri. Është shumë lëndë e rrezikshme, vërtet jep eufori, atë ndjenjën e mirëqenies, por jep dhe halucinacione dhe madje është quajtur dhe droga e abuzimit seksual. Ka persona që kanë rënë në gjendje kome, deri në arrest kardiak apo humbjen e jetës.”

Personat që janë ndaluar nga policia janë britanikë, spanjollë, brazilianë, italianë dhe argjentinas. Vetëm në një rast policia sekuestroi 3.2 milionë lekë, mbi 12 mijë  euro dhe 2.060 paund, që ishin përfituar nga aktiviteti i paligjshëm.

Të huajt e arrestuar:

Gustav Schoeman – Britanik

Reece Banks – Britanik

Richards Deacon – Britanik

Stephen Richards – Britanik

Telma Graceda – Spanjolle

Carlos Machado – Brazilian

Yanina Isasi – Argjentinase

Raul Dedominici – Argjentinas

Nikolas Minichiello – Italian

Klan News