Një 40-vjeçari shqiptar nga Mati dhe banues rezident në Londër prej 7 vitesh, i është bllokuar një shumë e konsiderueshme parash sapo ka hyrë në Shqipëri.

Policia thotë se 40-vjeçarit me iniciale B.D. iu bllokuan 20.300 Paund britanik sapo hyri në vendin tonë nga Porti i Durrësit. Paratë nuk i kishte deklaruar, thonë autoritetet doganore të portit Durrës, duke sqaruar se 40-vjeçari mbërriti në qytetin bregdetar me tragetin e linjës Bari-Durrës.

Informacioni i parë u dha nga autoritetet italiane, të cilat njoftuan kolegët në Shqipëri. Ata dyshonin se në automjetin e 40-vjeçarit ishin fshehur vlera monetare.

Nga kontrolli personal, atij i’u gjetën 5300 Paund si dhe gjatë kontrollit të imtësishëm të mjetit, policia zbuloi të fshehura në tavanin e makinës dhe 3 pako me vlera monetare 15.000 Paund britanik.

Policia Kufitare ka bërë bllokimin e shumës së parave, ndërsa veprimet e mëtejshme po i kryen Drejtoria Vendore e Policisë Durrës për veprat penale “ Mosdeklarim të ardhurave në kufi” dhe “Pastrim të produkteve të  veprës penale”. /

tvklan.al