Ndërhyrja në Siri është çështje kohe. Moska: Do të ishte gabim fatal

Turqia do të ndërhyjë në Idlib dhe kjo sipas presidentit Rexhep Taip Erdogan është një çështje momenti. Madje këtë qëndrim kreu i shtetit turk ia ka shprehur edhe homologut të tij amerikan.

“Mund të ndërhyjmë papritur një natë. Ose më qartë, sulmi në Idlib është çështje momenti. Nuk do ta lëmë Idlibin. Këtë ia themi regjimit në Siri dhe atyre që e përkrahin, të cilët nuk e marrin seriozisht vendin tonë. Këtë qëndrim ia bëra të ditur edhe Presidentit Trump të shtunën. Nuk do ta mbajmë mbi supet tona barrën që kemi për atë rajon”.

Në lidhje me këtë deklaratë ka reaguar edhe Moska zyrtare. Zëdhënësi i Kremlinit u shpreh se nëse Turqia do të ndërmarrë ofensivën në Siri do të jetë skenari më i keq që ka njohur historia.

Kujtojmë që vitin e kaluar, Turqia ndërmori operacionin “Burimi i Paqes” në Siri, në territoret pranë kufirit turk. Në atë kohë Ankaraja zyrtare u akuzua se sulmi ajror kishte si objektiv forcat kurde, çka u hodh poshtë nga autoritetet turke.

Klan Plus