Vendet myslimane bojkotojnë Francën     

Pas deklaratave të presidentit Francez dhe varjes në mure të karikaturave të profetit Muhamed, në disa vende arabe njerëzit kanë dalë në protesta, si dhe kanë bojkotuar produktet franceze. Të njëjtën thirrje bëri edhe presidenti Erdogan për popullin e vet.

“Macronit nuk i pëlqen, por duhet ta marrë si këshillë thirrjen time. Terrorizmi i trashëguar dhe armiqësia me Islamin është një psikozë që vdes të gjitha qelizat e trurit. Nëse e refuzon mjekimin dhe bën sikur nuk ke probleme, nuk mund të shërohet. Të gjithë ata që e duan Francën dhe popullin e saj duhet ta pranojnë dhe të gjejnë zgjidhje”.

Shënjestroi gjithashtu edhe kancelaren gjermane Merkel.

Ju thoni që keni liri fetare. Ju thoni që janë të mbrojtur njerëzit që besojnë në Zot. Si e lejoni që në namazin e mëngjesit xhamia të mësyhet nga qindra policë? E ka bërë Turqia diçka të ngjashme? Ky është terrorizëm i trashëguar. Ju jeni fashistë me plotë kuptimin e fjalës. Ju jeni hallkat e zinxhirit të neonazmit”.

Terrorizmin e trashëguar tha se do ta luftojë si organizatat e tjera terroriste.

“E vlerësojmë armiqësinë ndaj Islamit dhe terrorizmin e trashëguar si çështje të sigurisë së brendshme dhe në bazë të kësaj do të bëjmë planet tona. Ashtu siç sillemi me ISIS-in dhe PKK-në do të sillemi edhe me organizatën terroriste neonaziste. Duhet të jemi më të vendosur përballë kësaj organizate terroriste që është përhapur në Europë si kanceri në qeliza”.

Erdogan paralajmëroi se nëse nga Perëndimi nuk do të ketë reflektim, do të derdhet gjak.

“Nuk do të kenë asnjë përfitim nga praktika juaj për të bërë armiq myslimanët. Kjo rrugë që keni nisur dhe që tregon paaftësinë tuaj do t’ju shkaktojë fatkeqësi. Duhet të nxirrni mësim nga vrasjet në Luftën e Dytë Botërore. Terrorizmi i trashëguar do t’i sjellë Europës vetëm derdhje gjaku, lot dhe përplasje ushtarake”.

Klan Plus