Erdogan dorëzohet përballë presionit amerikan. Një gjykatë në Turqi ka liruar të premten pastorin amerikan Andrew Brunson nga arresti shtëpiak, pasi marrëdhëniet mes dy vendeve kishin arritur nivelin më të ulët historik.

Brunson ishte arrestuar në vitin 2016, pas dështimit të tentativës për grusht shteti, si i akuzuar për lidhje me organizatat terroriste FETO dhe PKK.

Të premten një gjykatë në Stamboll e dënoi me 3 vite burg për akuzat për terrorizëm,  megjithëse Prokuroria kërkonte 10 vite dënim. Pastori u lirua pasi dënimi me 3 vite burg është shlyer gjatë qëndrimit në paraburgim.

Media ndërkombëtare dhe ajo turke e shikojnë këtë çështje si një fitore të Presidentit Donald Trump përballë homologut të tij turk, Recep Tayyip Erdogan.

Pas ultimatumeve të Trump për lirimin e Brunson një orë e më parë ose të përballej me sanksionet e ashpra amerikane, Erdogan u kundërpërgjigj se gjykatat në Turqi janë të pavarura dhe nuk mund të ndërhynte. Nga ana tjetër u kujdes t’i kujtonte Trumpit se Turqia nuk është një vend që mund të marrë urdhra nga përtej Atlantikut.

Por duket se sanksionet dhe presioni i madh i diplomacisë amerikane, të cilat zhytën Turqinë në krizë duke shkaktuar zhvleftësim historik të lirës turke kanë detyruar Erdogan të hedhë një hap pas.

Edhe avokati mbrojtës i Brunson, Jay Sekulow, tha se presioni amerikan solli lirimin e pastorit. “

Jemi falënderues ndaj Presidentit, anëtarëve të Kongresit dhe liderëve diplomatikë të cilët vazhduan të vendosin nën presion Turqinë për të liruar pastorin.

“BBC” thotë se presioni i Uashingtonit mbi Ankaranë ishte tepër i madh.

Përballë inflacionit në rritje, zhvlerësimit me 40 për qind të Lirës Turke dhe nisjes së një krize ekonomike, Turqia duhej të normalizonte marrëdhëniet me SHBA-të dhe Brunson ishte çelësi për këtë, shkruan rrjeti britanik.

Po punojmë shumë fort mbi çështjen e pastorit Brunson

”, shkroi Trump në  Twitter të Premten. Ndërsa 30 minuta pas lirimit të tij, ai shkroi “

Pastori Brunson sapo është liruar. Së shpejti do të vijë në shtëpi

”. Erdgoan, në krahun tjetër, nuk ka bërë asnjë koment ende. /tvklan.al