Erdogan hap xhaminë e shumëdiskutuar në mes të Stambollit


Erdogan hap xhaminë e shumëdiskutuar në mes të Stambollit

10:11 29/05/2021

Plani për ngritjen e saj nxiti protesta të shumta

Pavarësisht protestave dhe kritikave që shkaktoi, Presidenti turk Erdogan ka inauguruar xhaminë e tretë, pikërisht atë në sheshin Taksim në Stamboll. Pas faljes ai tha se ezani do të thirret në këtë xhami “deri në fund të jetës”. Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka përuruar një xhami në Sheshin Taksim, Stamboll, planet për të cilën ndezën një valë protestash kundër qeverisë në 2013 në parkun Gezi.

Erdogan nuk ngurroi që protestuesit e atëhershëm t’i quante “terroristë” dhe i akuzoi se ishin përpjekur të pengonin ndërtimin e objektit. Mijëra njerëz morën pjesë në ceremoni. Xhamia në Taksim dhe kupola e saj 30 metra e lartë janë ndërtuar për 4 vjet me mbështetjen e fortë të Erdogan.

Xhamia ndodhet mbi një monument që i dedikohet themelimit të republikës turke nga Mustafa Kemal Ataturk, një nga mbështetësit më të mëdhenj të laicizmit, por që është çrrënjosur përgjatë dy dekadave të qeverisë së Erdogan.

Kompleksi i xhamisë me dy minare, do të mund të pranojë 4,000 besimtarë, si dhe në të ka hapësirë për ekspozita, librari dhe kuzhinë. Kjo është xhamia e tretë që ka inauguruar Erdogan në Stamboll. Vitin e kaluar, Erdogan shndërroi në xhami Aja Sofian, institucionin e njohur si trashëgimi botërore të UNESCO-s.

Tv Klan








Të ngjashme