Erdogan, i ftuari special në dasmë – TV KLAN

Erdogan, i ftuari special në dasmë

Nuk ndodh shpesh që presidenti i vendit të kurorëzojë një çift në martesë. Këtë fat ka pasur futbollisti Mesut Ozil. Ai është martuar të premten me të fejuarën e tij dhe Recep Tayyip Erdogan ishte i ftuari special në ditën më të rëndësishëm të çiftit. Udhëheqësi turk mbërriti në ceremoni sëbashku me bashkëshorten e tij.

30-vjeçari dhe ish Miss-i i Turqisë, Amine Gulse janë në një lidhje që nga viti 2017. Ozil është me origjinë turke dhe miqësia e tij me Presidentin e Turqisë shkaktoi shumë polemika vitin e kaluar. Ekipi i Gjermanisë në të cilën ai ishte pjesë nuk e pëlqeu aspak një fotografi të Ozil dhe Erdogan, duke vënë në pikëpyetje besnikërinë e tij ndaj skuadrës.

Pas 92 paraqitjeve për Gjermaninë, duke përfshirë një rol kyç në fitoren e Kupës së Botës 2014, Ozil u largua nga skuadra kombëtare, duke i akuzuar zyrtarët gjermanë të futbollit për racizëm.

Klan Plus

Kategori
Klan PlusTe funditTë gjitha
0 Komente

Përgjigju

*

*





Emisione