Erdogan kërcënon Europën

Erdogan kërcënon Europën

19:10 10/10/2019

“Do hapim portat për refugjatët”

Sulmi i ushtrisë turke në veri të Sirisë rrezikon lirimin e mbi 10 mijë luftëtarëve të Shtetit Islamik që mbahen të burgosur nga militantët kurdë. Xhihadistët u kapën nga ushtarët amerikanë dhe militantët aleatë kurdë gjatë fushatës për shkatërrimin e kalifatit të Shtetit Islamik.

Por disa shtete perëndimore japin alarmin se xhihadistët e burgosur mund të shfrytëzojnë kaosin që po krijon ushtria turke në betejën me militantët kurdë, për t’u arratisur masivisht nga burgjet dhe për të rikrijuar kalifatin.

Presidenti amerikan Donald Trump, i cili vendosi tërheqjen e trupave amerikane nga terreni para nisjes së ofensivës turke, thotë se nuk është i shqetësuar për këtë fakt.

“Vendeve europiane u thashë pasi çliruam territoret siriane nga Shteti Islamik se duhet të merrni dhe t’i dënoni rreth 70 mijë luftëtarë të ISIS-it dhe familjarët e tyre. Ata nuk bënë asgjë. Tani kjo është punë për ta”.

Bashkimi Europian e konsideroi pushtim ndërhyrjen e ushtrisë turke në veri të Sirisë. Përgjigjen Brukselit ia dha Presidenti turk Erdoan.

“Europë, eja në vete. Po e përsëris, po e quajtët pushtim operacionin tonë, ne do të hapim portat për të dërguar drejt jush 3.6 milionë refugjatë”.

Sulmi që ka nisur ushtria turke në veri të Sirisë synon krijimin e një hapësire për strehimin e refugjatëve sirianë që ndodhen në territorin turk. Por Ankaraja akuzohet se po shfrytëzon këtë situatë për të sulmuar militantët kurdë që i konsideron terroristë.

Tv Klan

Delta
LAJMET

Të ngjashme

AZHBR
UKT
UKT
Doktori