“Pa Turqinë dhe Qipron turke, nuk ka paqe në Mesdhe”

Në 37 vjetorin e ndarjes së Qirpos dhe shpëtimit së pjesës jugore, presidenti Erdogan foli për padrejtësinë që u bëhet turqve të ishullit që duhet të marrë fund. Ndaj sulmoi ashpër pjesën greke.

Pjesa greke nuk dëshiron që ta ndajë ishullin me pjesën veriore. E thonë hapur dhe nuk pranojnë të ulen në tryezën e diskutimeve. Edhe ne si shtet amë dhe garantues themi që nuk i durojmë më dot këto lojëra. Ta harrojë pjesa jugore se do të forcohet nëse akuzon te vendet e tjera të perëndimit Qipron Turke. Ata që më njohin mua e dinë se si mund të përfundojnë ata që e bëjnë diçka të tillë. Ata të cilët nuk e pëlqejnë këtë lëvizje tonën tani na japin leksione. Këtu ka vetëm një leksion. Turqit e Qipros nuk janë respektuar si pjesa tjetër”.

Erdogan shigjetoi edhe Bashkimin Evropian. “I ka mbajtur premtimet Bashkimi Evropian? Jo. Askush nuk e ka mbajtur fjalën. Nuk i ka dhënë përkrahjen Qipros Veriore. Ashtu siç kanë gënjyer më parë, po gënjejnë edhe sot”.

Iu kthe sërish heshtjes së detit Mesdhe. “Vendet e Perëndimit nuk e vlerësojnë mundësinë për dialog. Ulin kokën përpallë përballë grekëve që si fëmijë të përkëdhelur. Nëse nuk merr pjesë Turqia dhe Qipro Veriore në çështjen e Mesdheut, nuk do të ketë ekuilibër dhe paqe. Greqia dhe pjesa e tyre në Qipro duan të na pengojnë për të marrë të drejtën tonë. Ta dini që zgjidhja e problemit nuk kalon nga acarimi dhe ngritja e tensioneve, por nga tavolina e dialogut”.

Këto deklarata të presidentit turk vijnë në një kohë kur tensionet mes dy vendeve janë shtuar për shkak të rinisjes së kërkimeve për naftë dhe gaz me anijen Oruc Reis që i është afruar asaj që Greqia e konsideron vijë e kuqe.

Klan Plus